Mesut Ozil nuk pranon ulje të pagës, si pasoj e krizës që Covid-19 ka sjellë në futbollin britanik dhe jo vetëm. Futbollisti i përfaqësues gjermane është një nga tre lojtarët e Arsenal të cilët nuk kanë pranuar ulje të pagës, dy të tjerët mbeten ende anonim. “Topçinjtë” i kanë kërkuar lojtarëve dhe stafit drejtues një ulje të pagës prej 12,5% duke e konsideruar si një masë të nevojshme në këtë periudhë të vështirë në aspektin ekonomik.
Ozil, sipas “Daily Mail” dhe mediave të tjerë angleze, nuk e sheh të arsyeshme këtë masë të marrë nga klubi. Ozil kërkon fillimisht të jetë i sigurt se sa do të jetë impakti ekonomik që do të sjell kjo krizë në klubin e tij. Në rastin e Ozil, nëse pranon këtë ulje të pagës, bëhet fjalë për rreth 350 mije sterlina në javë. Një ditë më parë klubi i Arsenal doli me një njoftim për shtyp duke theksuar se ka gjetur akordin me lojtarët dhe më stafin për një reduktim të pagës për 12 muajt e ardhshëm por me sa duket jo të gjithë kanë qenë dhe janë dakord.
(BalkanWeb)