Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet doganore të Serbisë nuk po lejojnë të kalojnë kamionët me mallra me regjistrim të Kosovës dhe Shqipërisë, me arsyetimin se duhet të regjistrohen në zyrën paralele në veri të Mitrovicës.

Derisa Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, ka thënë se nuk janë të informuar. Ndërkohë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri kosovar deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

Share This Article