Prangoset drejtori i Ujësjellësit të Laçit, kërkohej në Spanjë për vjedhje me dhunë

albnews
By
1 Min Read

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellësit të Laçit, Alfred Prodani.

Burime bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.

‘Operacioni ‘Coruna’  ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç,  i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës për veprën penale ‘ Vjedhje me dhune’, thotë Policia e Lezhës.

Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për  vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza.

Burime bëjnë me dije se arrestimi është  provizor me qëllim ekstradimi.

Share This Article