Lojtarët e Chelseat arrijnë marrëveshje për ulje të pagës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lojtarët e Chelseat kanë arritur marrëveshje për ulje page prej 10 për qind, por nuk kanë mundësi që të rikthejnë paratë e humbura, shkruan Daily Mail.

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka negociuar në emër të lojtarëve për ulje page prej 10 për qind, që do të zgjasë për katër muaj.

Klubi fillimisht kishte propozuar që lojtarët të pranonin një ulje page prej 30 për qind.

Në marrëveshjen mësohet se lojtarët e Chelseat nuk kanë ndonjë mundësi për të rikthyer paratë e humbura. Kryetrajneri Frank Lampard po ashtu do të pajtohet për ulje page, ndonëse ai ka qëndruar jashtë negociatave mes lojtarëve dhe hierarkisë së klubit.

Share This Article