Në kohë pandemie Qeveria në detyrë ka ndarë 500 mijë euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Këto mjete do të shfrytëzohen për rimëkëmbjen e bizneseve dhe familjet e prekura me Covid-19.
Megjithëkëtë, udhëheqësit e Komunës së Preshevës thonë se këto mjete nuk janë të mjaftueshme, raporton KOHA.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se me gjithë premtimet e shumta, Qeveria e Kosovës dhe ajo Shqipërisë nuk kanë bërë mjaftueshëm, duke shtuar që kjo e fundit deri më tani nuk ka ndihmuar me mjete financiare shqiptarët në Serbi.
Përderisa edhe nga Komuna e Medvegjës kanë kërkuar më shumë mbështetje nga Kosova e Shqipëria për shqiptarët e asaj pjese, njësoj siç bën Serbia me serbët e Kosovës.
Përndryshe, buxheti i parvjetshëm i këtyre tri komunave nga Qeveria serbe është 3 milionë euro.
Përderisa gjatë vitit 2014 dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, ishin dakorduar për të themeluar një fond në mënyrë që të ndihmohen këto tri komuna, por nga ajo kohë nuk është bërë asgjë konkrete.