Ish-deputetja e PD-së, njëherësh anëtare e kryesisë së PD-sw, Grida Duma i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina, me të cilin kanë dhe një djalë.
Në vendimin e publikuar thuhet se divorci është kërkuar nga vetë Grida Duma.
Gjyqi është bërë në mungesë të Ilir Shqinës dhe në raste të tilla meqenëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./Ora News/