FIFA njoftoi se do të sigurojë një mbështetje financiare prej rreth 150 milionë dollarësh për federatat në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate në faqen e internetit të FIFA-s, thuhet se si hap i parë i planit për lehtësimin e komunitetit të futbollit të prekur nga pandemia, për federatat e rreth 211 vendeve anëtarë të unionit do të realizohet një mbështetje financiare prej gjithsej 150 milionë dollarësh.
Sipas kësaj, çdo federatë, karahas pagesave të merituara për vitet 2019 dhe 2020, do të marrë të paktën një ndihmë prej 500 mijë dollarësh.