Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po shkon në 3 milionë, përkatësisht 2,995,226, sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 207,009.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 55,415 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 26,644 viktima, Spanja me 23,190, Franca me 22,856 dhe Britania me 20,732.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 881,525 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen.