151 mjekë kanë vdekur nga epidemia e COVID-19 në Itali, midis 11 marsit dhe 26 prillit, njoftoi sot në faqen e saj të internetit Federata Kombëtare e Urdhrit të Kirurgëve (FNOMCEO).
Italia ka në total 26 977 vdekje, 333 vetëm në 24 orët e fundit, për gjithsej 199 414 raste.
Kjo shifër paraqet një reagim të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur kishte vetëm 260 vdekje shtesë.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdoi të bjerë, në 1 956, po ashtu edhe numri i përgjithshëm i pacientëve, në 105 813.
Lombardia mbetet rajoni më i prekur me 13 449 vdekje për 73 479 raste, e ndjekur nga Emilia-Romagna me 3 431 vdekje për 24 662 raste dhe Piemonte me 2 878 vdekje për 25 098 raste.