Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar gjithsej 3.066.417 persona. Prej tyre kanë vdekur 211.663, ndërsa janë shëruar 923.448.
-SHBA-ja është vendi me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të Kovid-19, por edhe me numrin më të lartë të vdekjeve. Janë regjistruar 1.010.507 persona të infektuar, ndërsa 56,803 njerëz kanë vdekur si rezultat i Kovid-19, ndërsa 139,162 njerëz janë shëruar.
– Në Vuhan, që ishte epiqendra e infeksionit me koronavirusin e ri, nuk është regjistruar asnjë rast i ri për ditën e dytë me radhë. Ndërsa në Kinë janë evidentuar gjashtë të infektuar të rinj, tre prej të cilëve janë kthyer nga jashtë dhe tre janë në provincën verilindore të Heilonxhiang, në kufirin me Rusinë. Në Kinë 13 ditë me radhë nuk është shënuar asnjë vdekje. Rreth një mijë njerëz janë në vetizolim.
– Në Gjermani në 24 orët e fundit janë raportuar 1,144 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Kovid-19 në 156,337. Rritje është shënuar edhe te rastet e vdekjes për 163, gjegjësisht nga pasojat e koronavirusit të ri kanë vdekur 5,913 njerëz.
– Në Brazil në 24 orët e kaluara janë evidentuar 4,600 të infektuar të rinj me Kovid-19, me të cilët numri i përgjithshëm arriti 66.501. Ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 338 dhe u rrit në 4.543.
– Në Hungari nga pasojat e koronavirusit të ri kanë vdekur 11 njerëz, duke e çuar numrin e vdekjeve në vend në 291. Gjithashtu në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 66 të infektuar të rinj, me ç’rast numri i të infektuarve u rrit në 2.649, nga të cilët 516 u shëruan.
– Në Australi janë regjistruar 6.727 persona të infektuar me Kovid-19, 85 prej të cilëve kanë vdekur. Shtetet Australiane kanë paralajmëruar ulje të masave kufizuese pasi numri i rasteve të të reja është një për qind në ditë, ndërsa para një muaj ishte 25 për qind. Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hant deklaroi se 2,4 milion njerëz e shkarkuan dhe u regjistruar në aplikacionin qeveritar për gjetjen e kontakteve të infektuara me Kovid-19.
– Presidenti i Paraguait, Mario Abdo Benitez paralajmëroi se shkollat nuk do të hapen deri në dhjetor për shkak të pandemisë. Në Paraguai 228 persona janë pozitiv në koronavirusin e ri, prej të cilëve nëntë kanë vdekur.