Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, doli këtë fundjavë për inspektim në bregdetin e Jugut për të dhënë mesazhin se larja në det është e ndaluar. Pak kohë më parë ministri i turizmit Blendi Klosi hodhi hipotezën se në verë mund të shkohet në plazh, pasi ke marrë leje tek e-Albania. Pronarët e bareve dhe restoranteve buzë detit janë të paqartë për masat që duhet të marrin për hapje e lokaleve dhe për rekrutimin e punonjësve sezonalë që iu duhen.
Për gjithkënd, në këto ditë kur dielli shkëlqen dhe koha është e bukur është ende e paqartë se si do ti planifikojnë pushimet verore. Perspektiva e diellit, detit, kripës dhe rërës duket e largët për sa kohë nuk është gjetur vaksina kundër Covid 19 dhe nuk është konfirmuar një mjekim i përshtatshëm.
E megjithatë, mendjet më revolucionare që nuk duan ta pranojnë heqjen dorë nga qejfet e përhershme kanë filluar të publikojnë shpikjet e para për sezonin e ri.
Udhëtimet e pamundura
Megjithëse gjithë udhëheqësit europianë po i thonë bashkëkombasve të tyre se pushimet duhet ti kalojnë në vendet prej nga janë, megjithëse linjat ajrore janë ende me avionë në pista, megjithëse shumë shoqëria ajrore rrefuzojnë dhe rimbursimin e biletave tashmë të blera, megjithëse kufijtë janë më hermetikë dhe për të kaluar nga një shtet tek një tjetër përveç pashaportës do të duhet ndoshta edhe një librezë mjeksore, ka shpikës që nuk dorëzohen.
Për të shmangur pamundësinë e distancimit social në avione, ku pasagjerë të panjohur janë fare pranë njëri tjetrit, një kompani italiane, Avionteriors ka dizenjuar një model të rri ndenjësesh në aviona të cilat ndahen me një mbulesë peçiglasi në lartësinë e kokës.
Kjo ide qe është parë në një formë më të ndryshme edhe në banakët e supermarketeve dhe në sportelet e bankave, është një rezistencë e atyre që nuk e konceptojnë dot një jetë pa pushiime.
Të izoluar në rërë
Në shumë vende europiane, të bindur se nuk do të ketë një dyndje drejt plazheve, po hidhet ideja e kufizimit dhe konrrollit. Një ditë plazh në javë, me ndoshta një orë e gjysëm në det është hedhur një ide në Francë, ndonëse dielli dhe kripa mendohet se e nxjerrin jashtë loje virusin.
Por pavarësisht nga këto parashikime pesimiste edhe këtu imagjinata nuk mungon. Sipas gazetës italiane la repubblicca, një ndërmarje në Modena e quajtur Nuova neon, ka projektuar një kub peçiklasi me largësi 4.5 metra dhe dy metra të lartë për të ndarë ata që rreziten nga njëri tjetri.
Megjithëatë në Itali ku turizmi punëson 4.2 milionë persona dhe përbën 13% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto, për të pritur një pjesë të 45 milionë pushuesve ka edhe zgjidhje më të thjeshtë si kjo e Porto Cesareo në Pulia. Aty propozohen çadra të rrethuara me litar ku shezllonët të jenë jo më afër se 1.50 m. nga njëri tjetri. Madje edhe shërbimi nga kamarierët do të bëhet nëpër çadra për të mos grumbulluar shumë persona në bar.
Qefi para kufizimit
Në vendin e Donald Trump, disa shtete nuk hezitojnë të kundërshtojnë kufizimet. Ky është rasti i Floridas, e cila e rihapi një pjesë të plazheve të saj në 17 Prill, ndonëse kishte në të njëjtën kohë rekordin e vdekjeve prej Covid-19.
Atë ditë, u pa një nxitim marramendës drejt plazheve, veçanërisht në Jacksonsville (shih foton më poshtë), menjëherë pas njoftimit të Guvernatorit konservatorit, Ron de Santis.
Zyrtarisht, ky mbështetës i zjarrtë i Donald Trump ka autorizuar disa komuna që të rihapin plazhet dhe parqet me kushtin që të vendosen masa për të zbatuar distancën sociale. Por padyshim kjo nuk ishte e lehtë për t’u zbatuar gjë që tani për tani u jep të drejtë atyre që mbështesin masat kufizuese.
©Lapsi.al me disa të dhëna nga HuffPost.fr