Pandemia e koronavirusit në SHBA po rezulton më vrasëse për amerikanët sesa lufta e Vietnamit, teksa numri i vdekjeve nga virusi në tre muaj ka kaluar ato të pushtimit 20-vjeçar.
Vdekjet e koronavirusit kaluan dje 59,061 sipas agjencisë Reuters, që do të thotë se më shumë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi sesa të rënët në Vietnam mes viteve 1955 e 1975.
Sipas statistiakve 58,220 amerikanë kanë gjetur vdekjen në Vietnam.
Që prej nisjes së epidemisë 17.6 amerikanë kanë vdekur për çdo 100,000 banorë, ndërsa koronavirusi ka shkaktuar gjithashtu protesta për hapjen e ekonomisë së vendit dhe heqjen e rregullave të distancimit social.
Gjatë prillit në SHBA shifra ditore e vdekjeve ka qenë mbi 2,000 për dhjetë ditë.
Ndërsa dita më vrastare në luftën e Vietnamit ka qenë 31 janari 1968, kur 246 ushtarë amerikanë u vranë gjatë ofensivës së Tet.
Viti 1968 ishte më i rëndi për SHBA në Vietnam me 16,899 vdekje, por koronavirusi ka shkaktuar më shumë vdekje se kaq në vetëm dhjetë ditët e fundit.
Vdekjet në SHBA po i afrohen shifrave të sezonit të gripit 2017-2018 kur u raportuan 61,000 vdekje të lidhura me të nga administrata mjekësore, në rreth tetë muaj.