Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se Zyra për siguri publike dhe SPB-Shkup kanë gjetur disa lloje të armeve në rrugën “Alpi”, transmeton Portalb.mk.
“Biroja për siguri publike – Reparti për polici kriminalistike në koordinim me SPB Shkup – Reparti për tregti të palejuar me drogë, mbrëmë dhe sot me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lokacionin rruga “Alpi” në Shkup dhe në bunkerët special të krijuar është gjetur më shumë lloje të armëve” njoftojnë nga MPB-ja.
Në aksionin policor janë kapur tri pistoleta automatike, një snajper, dy pistoleta automatic me municion, një pistoletë gjysmëatomike, e cila vjen nga vepra penale vjedhje e rëndë në një shitore me armë.
“Gjatë kësaj bastisjeje, janë gjetur edhe 2.5 kilogram heroinë”, raportojnë nga MPB-ja.