Zhvillimet e fundit në Azi dhe Australi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
This image has been resized with Reshade. To find out more visit reshade.com

Përmbledhje e zhvillimeve të fundit të koronavirusit në Azi dhe Australi

Qeveria indiane e ka bërë të detyrueshme që të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat të përdorin një app smartphone të krijuar për të gjurmuar njerëzit që mund të jenë infektuar me koronavirus. Aplikacioni Aarogya Setu paralajmëron përdoruesit për njerëzit që janë në kontakt me koronavirusin. India ka regjistruar deri më tani 37.336 raste dhe 1,223 vdekje.

Ndërkohë në Australi, më shumë se katër milion njerëz kanë shkarkuar një aplikacion për gjetjen e kontakteve, por informacioni që ai mbledh është ende i padisponueshëm, transmeton ABC. Drejtuesit e shëndetit thonë se janë ende duke u kryer testet përfundimtare dhe rregullat e privatësisë. Kryeministri Scott Morrison e ka quajtur aplikacionin COVIDSafe “një biletë” për të lehtësuar kufizimet.

Singapori ka njoftuar orare për lehtësimin e masave të koronavirusit. Praktikuesit e mjekësisë tradicionale kineze do të rifillojnë nga e marta disa aktivitete dhe bizneset e tjera të tilla si parukeritë dhe shërbimet e lavanderisë do të lejohen të operojnë nga 12 maji. Të Premten, i mbijetuara më e vjetër e koronavirusit të qytetit-shtet, 102-vjeçarja Madam Yap Lay Hong, u largua nga spitali. Në Singapor ka pasur më shumë se 17.500 raste, por vetëm 16 vdekje.

Tajlanda, ndërkohë, raportoi edhe gjashtë raste të tjera të Covid-19, duke marrë në total 2,966 të infektuar. Numri i vdekjeve mbetet 54. (BBC)

Share This Article