LSI iu përgjigj thirrjes së Prezencës së OSBE-së për zgjedhjet lokale, duke shprehur bindjen se ky proces është thjeshtë kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës përmes grupeve kriminale.
Nga Shkodra, pas një takimi me qytetarët atje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është e pamundur të përfshihesh në garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë totalisht e pamundur”, tha ajo.