Dy militantë janë vranë dhe pesë janë plagosur, tha ushtria
Ushtria e Libisë goditi depot e armëve që u përkisnin militantëve të gjeneralit renegat Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria tha se ka zhvilluar një ofensivë ajrore në bazën ajrore Watiya, në lindje të Tripolit.
Dy militantë janë vranë dhe pesë janë plagosur, shtoi ushtria.
Ushtria libiane kohët e fundit ka korrur suksese kundër milicive të Haftarit, të cilat mbështeten nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB.
Që nga prilli i vitit 2019, qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në Libinë lindore, dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë nga dhuna.