Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e mëdha se do të përballen me gjoba në rast se nuk aplikojnë te Tatimet për pagat e punonjësve të tyre.
Paralajmërimin Rama e ka dha pas shqetësimeve të marra nga qytetarët që punojnë në këto biznese.
Rama: Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu, në Ministrinë e Financave ose tek Tatimet, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin!
Shefi i qeverisë thotë se kjo është e patolerueshme, ndaj shtoi ai sot do të miratohen gjoba për bizneset e mëdha që tradhëtojnë punëtorët.
Rama: Sot ne do të miratojmë një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhëtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin në emër të kompanisë për ta.
Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lek, do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur në këtë mënyrë të patolerueshme.
Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!
Ndërkohë, thekson Rama, vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish.
Rama: Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që

Rama: Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare. Asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon!
uk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare. Asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon!/Ora news/