Show - Biz
Legjenda holandeze: Messi e meritoi Topin e Artë
Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës, Jaap Stam, beson se Lionel Messi është ende futbollisti më i mirë në botë dhe se ai e meritoi ta mposhte Virgil van Dijkun në garën për Topin e Artë 2019.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është shpërblyer me çmimin prestigjioz individual plot gjashtë herë. Ai theu rekord me triumfin e tij në dhjetor, kur i la prapa vetes Virgil Van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
Shumë tifozë kishin thënë se Van Dijku, i cili luajti rol kyç në suksesin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, e meritonte të bëhej mbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro në vitin 2006 që e fiton këtë trofe.
Mirëpo, ish-qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Lazios dhe Milanit, Stam, beson se Messi e meritoi ta fitonte Topin e Artë vitin e kaluar, përkundër paraqitjeve të mira të bashkëkombësit të tij.
“Zakonisht mbrojtësit nënvlerësohen dhe njerëzit nuk mendojnë shumë për ta. Mendoj se sot kjo po përmirësohet dhe njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë punën e një mbrojtësi më shumë”, ka thënë Stam.
“Por, golashënuesit fitojnë më shumë para dhe ata marrin më shumë vëmendje. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë njëjtë edhe në të ardhmen”.
“Kur e shikojmë botën tani, mendoj se Messi është lojtari më i mirë. Nëse e shikon Topin e Artë dhe triumfin në garën për atë trofe, mendoj se ishte vendimi i duhur për t’ia dhënë Messit”.
“Do të më kishte pëlqyer ta kishte fituar Virgil sepse ai bëri punë të mrekullueshme. Nuk është se nuk do të doja që ai ta kishte fituar, por mendoj se Messi e meriton atë, duke marrë parasysh se çfarë bën çdo vit duke shënuar gola dhe duke krijuar gola, përkundër presionit që e ka”.
Show - Biz
Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë
Nën sloganin “për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”, Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Europian.
Prioritet i këtij gjashtëmujori mbetet siguria në kontinentin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.
Ky gjashtëmujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre.
Në mesazhin e urimit për homologun qipriot, Presidenti Bajram Begaj shpreh bindjen se Presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.
Ndërsa më herët, Kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtar përgjatë këtij mandati.
Popular
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?
Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.
Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?
Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.
Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.
Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.
Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.
Popular
Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken
Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.
Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.
Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.
Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
