Suad Sahiti, futbollisti i Visla Plokut ne Poloni në “Fan Zone”, foli për përgatitjet dhe nismën e sezonit të ndërprerë në kampionatin e Polonisë.
Ai potencoi se lëndimet ishin shkaktarë kryesorë, të cilët nuk e kanë lejuar që të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës. Ai mezi pret rinisjes e sezonit.
“Nesër do të marrim përgjigje të analizave për “Covid-19”. Visla ka pasur shumë probleme financiare dhe Kuba Blazhikovski e ka ndihmuar skuadrën dhe ka marrë aksione të klubit,“ shpjegon Sahiti.
Sahiti foli edhe për kontratën e tij me skuadrën polake dhe të ardhmen e tij.
“E ardhmja? Këtu më përfundon kontrata në fund të sezonit dhe klubi më ka ofruar kontratë të re dyvjeçare. Më kanë kontaktuar edhe disa klube të tjera, duke parë që do të jem lojtar i lirë. E rëndësishme është të mbyllim këtë sezon e të kalojë kjo pandemi,” thekson Sahiti.
Suat Sahiti foli edhe për kombëtaren e Kosovës dhe përballjen me Maqedoninë në kuadër të plej offit në Ligën e Kombeve.