ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil 6 hours ago
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve 6 hours ago
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale  6 hours ago
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow” 6 hours ago
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Thirrjet e nënave” dorëzojnë kallëzim penal dhe libër me dëshmi kundër serbëve

albnews by albnews
21 March, 2019
in Kosova
0
“Thirrjet e nënave” dorëzojnë kallëzim penal dhe libër me dëshmi kundër serbëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


“E vërteta për krimet serbe”, është libri i shkruar me lot ku përfshihen rrëfimet dhe faktet e familjarëve të të zhdukurve. Ky libër, i botuar nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” i bashkuar me një kallzim penal do të zë vend në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Përfaqësueset e kësaj shoqate pas dorëzimit thanë se presin që kriminelët të vihen para drejtësisë.

RelatedPosts

Rrëmbimi i serbit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, reagon Osmani: Bota demokratike të reagojë e të ndalë sulmet e Serbisë

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Kryetarja e “Thirrjeve të Nënave”, Nysrete Kumnova, tha se dëshmitë në këtë libër janë nga dora e parë e familjarëve.

“Në këtë libër janë 148 të rrëmbyer dhe të zhdukur. Emrat janë konkrete. Dëshmitë janë nga dora e parë e familjarëve të të pagjeturve dhe kemi rrumbullakuar në libër të gjitha. I dorëzuam në gjykatë që të zihen dhe të dalin para drejtësisë, për këta dhe shumë të tjerë që ende konsiderohen të zhdukur dhe mbahen në varreza masive në Serbi”, u shpreh Kumnova.

Kumnova shtoi se ndonëse shoqata ka takime të bollshme, institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të pagjeturit.

“Ne si “Thirrjet e Nënave” kemi takime të bollshme, sepse çdo institucion së pari vjen tek “Thirrjet e nënave” por lëvizjet janë shumë të vogla, për mu zbardhë fati i të pagjeturve janë lëvizje të vogla sepse ata mbahen peng padrejtësisht në Serbi apo në varrezat ku janë sepse presioni i mungon, i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, shtoi Kumnova, raporton EO.

Tash e 20 vjet janë në pritje për më të dashurit e tyre, e thotë anëtarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Luljeta Sharani.

Kjo e fundit tha se familjarët kanë filluar të lodhen me pritjet e gjata, ku mbesin edhe 1600 persona ende të pakthyer në Kosovë.

“20 vite u bënë janë shumë. Po ende duke pritur për zbardhjen e fatit më të dashurve tanë. Një numër i konsiderueshëm është kthyer mirëpo kanë mbetur edhe 1600 ende të pakthyer. Presim nga kjo Prokurori të bëjnë dënimin dhe ti thërret ata kriminele të cilët bënë krime dhe çdo gjë çka patëm të mundur me ba. Ne kërkojmë nga ata të shpejtojmë këtë kallzim penal që e dorëzuam jo të ngecet ky me vite të tëra siç jemi duke pritur që 20 vite. Mos të presim ma, sepse veç familjarët kanë nisur mu lodh. Po dojmë ti kemi pranë edhe fatin e numrit tjerë që janë të pagjetur dhe kriminelët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Sharani.

“Thirrjet e Nënave” thonë qytetarët e Gjakovës i njohin krimbërësit, sepse kanë qenë banorë në këtë qytet.

“Secili familjarë i njeh ata që kanë pasur në oborre të tyre. Numri është shumë i madh i të akuzuarve që kërkojmë sidomos Gjakova ka akuzë të madhe ndaj popullatës jo shqiptare. Bash serbët që kanë banuar në Gjakovë ata kanë bërë krime më së shumti”, tha Kumnova.

Sipas nënave gjakovare, ky libër është mbështetur nga Komuna e Gjakovës, PTK-ja, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Adelina Badivuku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

3 November, 2025
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

3 November, 2025
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

3 November, 2025
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result