Djali i dëshmorit Halil Sejfijaj, Rama ka marrë bekimin e babajt në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.
Ai së bashku me gruan e tij të ardhshme, kanë shkuar pranë varrit të babait në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan, për të marrë bekimin e tij para martesës dhe për t’i treguar se po martohet në Kosovën e lirë, për të cilën ai dha jetën kur Rama ishte shumë i ri.
Albuk Tv i uron qiftit të ri jetë lumtur dhe fat të mbarë.