85-vjeçarja nga Shkodra mposht koronavirusin

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruan se një 85-vjeçare nga Shkodra është shëruar nga koronavirusi.

Nënë Limja ishte e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndorqi”, por ja ka dalë të shërohet.

“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga #COVID19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit #COVID2

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes, 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë”, shkruan Manastirliu.

Share This Article