Boris Johnson: Kriza kërkon “përpjekje kombëtare”

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se shpërthimi i koronavirusit “kërkon të njejtën frymë të përpjekjes kombëtare” siç u tregua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Johnson foli për “luftën e re” kundër virusit, në një mesazh për të shënuar me rastin e 75 vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Shumë përkujtime të planifikuara janë anuluar pasi Britania e Madhe dhe pjesa më e madhe e Evropës është e bllokuar.

“Ne nuk mund t’i mbajmë sfilatat dhe festimet e rrugëve që kemi shijuar në të kaluarën, por të gjithë ne që kemi lindur që nga viti 1945 jemi në mënyrë të vetëdijshëm se i detyrohemi gjithçka që vlerësojmë më shumë për gjeneratën që fitoi Luftën e Dytë Botërore,” tha ai. (BBC)

Share This Article