Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 274 viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Gjithashu, në rënie është dhe numri i të prekurve ku autoritetet kanë konfirmuar 1 mijë e 401.
Lajmi i mirë është se 3 mijë e 30 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin dhe kanë lënë spitalin.
Në total, që prej shpërthimit të pandemisë, kanë humbur jetën 29 mijë e 958 persona, dhe janë infektuar 215 mijë e 858 të tjerë.
Vlen të përmendet, se prej fillimit të kësaj jave Italia ka lehtësuar masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.