Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dënoi ashpër ngjarjet në Strugë dhe kërkoi nga institucionet kompetente sanksionimin e personave përgjegjës.
Ai tha se liturgjia ku u tubuan qindra qytetarë përbën mungesë të theksuar repsketi ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe të gjitha atyre që kanë luftuar virusin korona.
Megjithatë Filipçe thotë se ngjarjet në Strugë për momentin nuk shihen si arsye për të vënë në diskutim shtyrjen e planeve të qeverisë për lehtësim të masave.
“Ajo që ndodhi në Strugë konsideroj se në këtë moment nuk mund të ndikojë në planet, sepse si thash bëhet një analiza më afatgjatë. Nuk mund të sjellim masa që do të ndikohen vetëm nga një ngjarje apo nga ndonjë ndodhi. Sidoqoftë me vëmendje do ta ndjekim gjendjen epidemiologjike në Strugë dhe rrethinë”, deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë./Alsat/