Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu demokrat Lulzim Basha iu rikthye argumentit të tenderave sekret të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, por tashmë me një tjetër të dhënë. Sipas Bashës në zyrën e prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr. Duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë për ngjarjenm Basha tha se ky është një test për jetë a vdekje për këtë institucion.
“Ka rënë zjarr në zyrën e prokurimeve në katin e katërt në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka shkuar SPAK-u për hetim dhe ka rënë zjarr. Ky është një test për SPAK-un, të ngrihet mbi presionin e Agaçit, Ballës. Nuk i publikoi të dhënat e tenderave sekrete se nuk po i manipulonte dot dhe i ka vënë flakën. Ky është një test për jetë a vdekje i SPAK, nëse SPAK dështon me këtë atëherë ka lindur i vdekur”, tha Basha.