Slloveni, protestë kundër korrupsionit dhe kufizimeve për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 5000 qytetarë protestuan në kryeqytetin slloven kundër korrupsionit dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Protesta më të vogla u zhvilluan edhe në qytete të tjera si në Maribor, Celje dhe Koper”, raportoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Demonstruesit në Lubjanë shkuan drejt ndërtesës së parlamentit dhe shprehën pakënaqësinë e tyre duke përdorur këmbana.

Në mes të marsit qeveria sllovene vendosi një sërë kufizimesh që janë hequr gradualisht.

Megjithatë, masa për ndalimin e grumbulimeve dhe protestave mbetet ende në fuqi.

Protesta e ishte gjithashtu shprehje e pakënaqësisë ndaj korrupsionit të pretenduar në qeverinë e krahut të djathtë nacionalist të kryeministrit, Janez Jansa.

Share This Article