Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur ditën sot me vizitën në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku ka uruar dhe 22 marsin, Festën e Sulltan Nevruzit.
Presidenti Meta gjatë vizitës së tij në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë ishte i shoqëruar me pjesëtarë të familjes, ku u takua edhe me Kryegjyshin Botërore të Bektashinjve, Edmon Ibrahimi.
Në urimin e tij, Presidenti Meta shprehet se “Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!. Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shprehet Meta.