Leyen-Rinne: Shpresojmë tek unanimiteti për hapjen e negociatave për Ballkanin

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri finlandez, Antti Rinne shpresojnë tek unanimiteti për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Helsinki presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri finlandez, Antti Rinne nënvizuan rëndësinë e zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, edhe përkundrejt pengesave të fundit.

Rinne tha se shpreson që “unanimiteti të arrihet në pranverën e ardhshme” në mënyrë që të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen mbështeti kërkesën e unanimitetit të BE për pranimin e anëtarëve të rinj.

Rinne dhe Von der Leyen thanë se vendimet e shumicës duhet të bëhen të mundshme për disa çështje të tilla si politika e jashtme./ATSH/

Share This Article