Rama: Nuk jam i shtruar në Berlin, por në zyrën time në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një videomesazhi në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se tashmë ka pëfunduar vizitën e tij në Berlin dhe ndodhet në Tiranë për tu bërë gati për nesër kur do të mblidhet dhe kongresi i Partisë Socialiste.

E quajti sajesë nga kundërshtarët e tij politikë dhe “kadrinjtë mediatikë” lajmin e shtrimit të tij në spital në Gjermani me emrin Mustafa Rama.

“Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam i shtruar në Berlin por në zyrën time në Tiranë. Njerëz jemi, por dhe mund të sëmuremi por nuk ishte fare ky rasti. Në Berlin kam kaluar dje pasi qëndrova dy ditë në Paris dhe isha për hall, po është e vërtetë, por jo për shëndetin tim por për të takuar miq dhe partnerët e Shqipërisë.  Për tu shpjeguar mesa të mundesha arsyet e pamjeve të shëmtuara që kundërshtarët tanë rrugëhumbur me shfaqjet e dëshpërimit të tyre eksportojnë nëpër botë me ato pseudoprotestat e tyre. Për tu kërkuar mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim dhe për të kuptuar më shumë për situatën e brendshme politike në vendet kyçe për vendimmarrjen mbi negociatat me Shqipërinë”, tha Rama.

Share This Article