Britani, shkollat hapen më 1 qershor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se shkollat në vend mund të hapen nga 1 qershori teksa parashtroi planin e tij të zbutjes së izolimit nga koronavirusi.

Por sindikatat e mësuesve e quajtën këtë lëvizje “ të pamatur”. Fillimisht, në bankat e shkollës do të rikthehen fëmijët e klasës së parë e të gjashtë, e në këtë fazë do të hyjnë dhe parashkollorët, ndersa shpresat janë që më radhë pastaj, të kthehen në mësim të gjithë fëmijët e shkollës fillore. Nxënësit e shkollave të mesme, të cilet kanë provime vitin e ardhshëm, do të kenë kohë të konsultohen me mësuesit para pushimeve verore por shumica e tyre nuk do të kthehen në shkollë deri në shtator.

Plani i shefit të ekzekutivit ka shkaktuar alarm në radhët e sindikatës më të madhe të mësuesve në vend, asaj Kombëtare të Arsimit. Sekretarja e përgjithshme e unionit, Mary Bousted, bëri thirrje që fëmijët të dezinfektohen te portat e shkollës.

“Në Kinë, fëmijët qëndrojnë jashtë portave dhe spërkaten para e mbrapa me dezinfektues, u dezinfektohen këpucët, duart i lajnë me solucione të posacme, maskën pas një farë kohe duhet ta heqin dhe ta zëvendësojnë me një të re, dhe temperatura u matet ne distance”, tha ajo, duke shtuar se masa të ngjashme duhet të aplikohen edhe në Angli.

Bousted kujtoi se hapa të ngjashem janë marrë dhe në Korenë e Jugut, ku sic nënvizoi, ka një numër shumë të vogël rastesh të reja.

Share This Article