Ambasadori Friedman për shkak të disa simptomave është testuar ndaj koronavirusit
Ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ndonëse negativ ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), nuk do të takohet me shefin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo i cili është për vizitë në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, ambasadori Friedman për shkak të disa simptomave është testuar ndaj koronavirusit.
Ndonëse rezultati ishte negativ, theksohet se Friedman nuk ndjehet mirë andaj nuk do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo, i cili erdhi në Izrael për një vizitë zyrtare një ditore.
Në këtë mënyrë ambasadori Friedman nuk ishte as në pritjen zyrtare të kryediplomatit amerikan në Izrael.