Tani OBSH thotë nuk ka prova që Covid-19 përhapet përmes kontaktit me objekte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ende nuk është vërtetuar nëse njerëzit mund të marrin koronavirusin duke prekur sende si dorezat e dyerve apo tastierat e kompjuterave, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

”Me gjithë të panjohurat njerëzve u rekomandohet të dezinfektojnë objektet”, sipas udhëzimeve të lëshuara nga agjencia e OKB-së.

Udhëzimet i referohen një studimi që tregoi se ”virusi mund të mbijetonte jashtë deri në shtatë ditë”.

OBSH gjithashtu vuri në dukje se ”studimet mbi aftësinë e koronavirusit për të mbijetuar duhet të shihen me njëfarë skepticizmi, pasi studime të tilla kryhen në laboratorë me pak ndikim në kushtet e botës reale”.

Në studimin e cituar, virusi mbijetoi në çelik, inoks dhe plastikë për katër ditë, te gotat dy dhe në pëlhurë dhe dru për një ditë.

Një studim tjetër ka treguar që mbijeton për katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe 72 orë në plastikë dhe çelik dhe inoks./ATSH/

Share This Article