Alassane Plea ka shënuar gol për Borussia Moenchengladbachun që në minutën e parë të ndeshjes ndaj Eintrachtit në Frankfurt. Moenchengladbachu po udhëheq 2:0, ndërsa Marcus Thuram realizoj golin e dytë në minutën e shtatë.
Më herët gjatë ditës janë luajtur pesë ndeshje të Bundesligës, që bëhet liga e parë e madhe e futbollit që rikthehet pas paraqitjes së koronavirusit.
Sipas “kicker.de”, Plea ka realizuar gol pas vetëm 35 sekondave lojë. Ndonëse pa shikues, Bundesliga është kthyer fuqishëm. Nuk janë raportuar telashe të ndonjë natyre.