Akti barbar i prishjes së teatrit, në mënyrë të paligjshme dhe duke vënë nën këmbë një shtet personal që zbaton vetëm urdhrat, madje pa pritur as vendimet e gjykatës, është shenja e qartë se sistemi demokratik ka marrë fund. Por ai është gjithashtu edhe sinjali i parë se ky regjim nuk shporret me zgjedhje.
Ajo që ndodhi të shtunën, dhuna sistematike ndaj cdo lloj protestuesi në javët e fundit, amnistia fiskale për paratë e krimit, legalizimi i hashashit, heqja e policve me përvoje (mbi 55vjeç) për ti zëvendësuar me falangat e andave të rilindjes po e bëjë të qartë përgatitjen për të mos dorzuar pushtetin demokratikisht.
Kush qeveris ne shkelje të ligjit, nuk e ka për gje ta përdhosë atë edhe në ditën e votimeve.
Vetëm Lulzim Basha ka mbetur “naivi” i fundit që ëndërron se kjo mund të ndodhë. Ai ka pasur një incident sot para PD me gazetaren Ambrozia Meta. Basha ka folur për teatrin dhe ka thënë se populli duhet të japë përtjigje masive me votë? Aty me të drejtë i ma ndërhyrë gazetarja që e ka pyetur nëse pas këtij kriminalizimi të pushtetit, duhet pritur qershori i ardhshëm. Lideri i PD është bukosur dhe shpërthyer në një sallatë fjalësh pa kuptim (Shiko videon pas minutës së 5).
Vetëm mes opozitës shqiptare ka njerëz që besojnë se një rregjim i kriminalizuar mund të mundet pas organizimit të një feste demokracie siç janë zgjedhjet. Vetëm ata mund të besojnë se Rama do të bëhet ëngjëll qershorin e ardhshëm.