Ambasada Britanike dhe ambasadori gjerman në Shqipëri kanë reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në postimin në Tëitter, ambasada britanike shpreh shqetësimin për humbjen e mundësisë së një dialogu për çështjen e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, ambasada shpreh shqetësimin edhe për episodet e dhunës në vendin e ngjarjes.
Reagimi
“Thellësisht të shqetësuar për humbjen e mundësisë për dialog për ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të sigurohen që të jenë paqësorë. Dhuna minon parimet bazike të demokracisë.”
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, e ka cilësuar të nxitur dhe të pakuptimitë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ambasadori Zigraf bë thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje dhe shpreh shqetësim dhe për grumbullimin e qytetarëve në kohë pandemie.
Reagimi
Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.
Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.
Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.