Deputeti i CDU-së Johann Wadephul ka bërë një deklaratë të fortë dhe një ‘shuplakë’ të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë, duke thënë se kur pa lajmin për prishjen e Teatrit Kombëtar, u ndje i zhgënjyer dhe i mërzitur.
Përmes një reagimi në rrjetin social, deputeti gjerman ngre pyetjen, nëse kishin të drejtë kolegët e tij evropianë, kur i thanë JO hapjes së negociatave Shqipëri-BE.
“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti. A kishin të drejtë kundërshtarët e mi kur refuzuan t’i japin ‘po’ Shqipërisë për hapjen e negociatave?”