Parlamentarët britanikë miratuan ligjin që i jep fund lëvizjes së lirë të punëtorëve me Bashkimin Europian, me një votim që nxori në pah çështjen e personelit të huaj shëndetësor mes një krize shëndetësore.
Ligji heq, duke filluar nga viti 2021, të drejtat specifike për të imigruar për qytetarët e Zonës Ekonomike Europiane (Bashkimi Europian përfshirë Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin) dhe Zvicrën.
Ai nuk jep detaje mbi kriteret e reja për autorizimin ose jo për të imigruar. Por, kryeministri Boris Johnson ka prezantuar tashmë një projekt të sistemit të pikëve, i cili duhet të favorizojë kandidatët që ushtrojnë një profesion shumë të kualifikuar.
Imigracioni i qytetarëve nga vendet më të varfra të BE-së ka qenë një nga temat kryesore të fushatës së referendumit të vitit 2016 për qëndrimin ose jo në bllok. Kishte rezultuar në fitoren e atyre që dëshironin t’i rikthenin Britanisë së Madhe kontrollin e kufijve të saj falë Brexit.
Ministri i Brendshëm Priti Patel premtoi një sistem më të fortë, më të drejtë dhe më të thjeshtë që do të “luante një rol jetësor kundër pandemisë së koronavirus.