Gjashtë lojtarë dhe anëtar të stafeve në tri klube të ndryshme të Premier Leagues kanë pranuar rezultat pozitiv pas testimit për koronavirus, është njoftuar të martën. Vala e parë e testimit të pjesëtarëve të klubeve të kampionatit anglez është bërë në ditët e fundit.
Testimi për COVID – 19 është bërë të dielën e të hënën, ndërsa tashmë do të bëhet dy herë në javë në baza të rregullta. Nga dyzetë teste do të kryhen te secili klub në çdo seancë stërvitore.
“Premier League mund të konfirmojë se të dielën e të hënën 748 lojtarë dhe pjesëtar të stafeve të klubeve janë testuar për COVID – 19. Prej tyre gjashtë kanë rezultat pozitiv në tri klube të ndryshme. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit që janë testuar pozitiv tashmë do të izolohen për periudhë prej shtatë ditësh”, ka njoftuar Premier League.
Ky rezultat nënkupton se vetëm 0.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Kjo vlerësohet se shtynë para planet për rifillim të Premier Leagues.
Klubeve angleze iu lejohet zhvillimi i stërvitjeve grupore, me ata që kanë rezultat negativ.
Flamujt në kënde, topat, konat, portat dhe bari do të dezinfektohen pas çdo seance.