“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga Rama a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”
Ishte kjo pyetja që titullari i Grupit PPE Michael Gahler i ka drejtuar Komisarit të Zgjerimit Varhelyi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor
Michael Gahler është Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.
Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se “vërtet cdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. I thashë Ramës në telefon se duhej t’ a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla.”