LSI ashtu si pjesa tjetër po punon për zgjedhje të parakohshme edhe pse mazhopranca e ka përjashtuar diçka të tillë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur për gazetarët para mbledhjes me ish-deputetët, tha se janë njoftuar të gjitha strukturat dhe Shqipëria shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim. Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve”, deklaroi kryemadhi./Ora News/