BE-ja kërkon reduktim të CO2 në automjetet e reja në 37,5%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti Evropian miratoi sot detyrimin që do i imponohet prodhuesve të automjeteve për të reduktuar për 37,5% prodhimin e CO2-shit nga automjetet e reja deri në vitin 2030.

Me 521 vota pro dhe 63 vota kundër, deputetët evropianë të mbledhur në sesion plenar në Strasburg, miratuan një marrëveshje që ishte arritur me shumë përpjekje në fund të dhjetorit me Këshillin Evropian, që përfaqëson shtetet anëtare.

Në fillim, Komisioni Evropian synonte një reduktim me 30% të gazit CO2 deri në 2030, por eurodeputetët dhe shtetet anëtare vendosën të jenë më shumë ambiciozë duke e rritur nivelin në 37,5%. Nga këto masa preken edhe mjetet e transportit, që do të duhet të reduktojnë ndotjen me 31%./ATSH

Share This Article