Disa nxënës do të kthehen në shkollën fillore më 1 qershor pasi qeveria kërkon t’i lirojë masat e bllokimit të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri Boris Johnson të dielën.
“Pra ne thamë që do të fillojmë me vitet e para, viti i parë dhe ai i gjashtë, dhe sot unë deklaroj se është qëllimi ynë të shkojmë përpara ashtu siç e kemi planifikuar”, ka thënë Johnson, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Në Britani të Madhe sot kanë vdekur 118 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke dërguar shifrën totale në 36.793.