Rudina Hajdari shprehu rezerva për fashën e re të zgjedhjeve që palët arritën dakordësi, pasi sipas saj, kështu i mbyllet dera diasporës.
“Çfarë ndodhi sot ishte një dakordësi për disa çështje fare pa rëndësi, një fashë zgjedhore të re dhe kishim protagonistët e anëtarit të këshillit, që tregojnë tiparet atmosferike, duhet më mirë koha pa temperaturë apo…nëse ne ndryshojmë fashat orare, i mbyllim derën diasporës, këta nuk i japin të drejtë për të votuar, por i heqin edhe fashën. I mbyllim dy herë derën diasporës. Unë shpreha rezervat e mia”.
“Sa i përket financimit të partive, kanë rënë dakord PS-PD, që buxheti nga shteti të dyfishohet, këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë. Pse e duan këtë? Prandaj t’i rrimë larg këtyre ideve dhe pazareve dhe interesave të ngushta, ose të japim ndryshimit të sistemit, ose shqiptarët të zgjedhin me referendum nëse e duan ndryshimin e sistemit” tha ajo.
Hajdari i bëri thirrje Bashës që të pranojë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit dhe të mos shkojë në krahët e Edi Ramës.
“Përveç propozimit të kahershëm, që opozita ka shtruar për ndryshimin e sistemit, që qytetari të votojë atë kandidat që do, ne sot bëmë një hap akoma më të rëndësishëm, propozuam ligjin për referendumet, që qytetari të kishte fuqi më të madhe vendimmarrje, por të ishte ai kishte sot nuk d të kishim shkatërrimin e teatrit. Do të diskutohet në javën që vjen. I bëj thirrje Bashës që të mbështesë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit, pasi aspirojnë për një Shqipëri demokratike.
Basha nuk duhet të rikthehet më në krahët e Ramës, ose të mbështesë këto dy propozime, një Shqipëri që i duhet vendit, atëherë të zgjedhë këtë propozim, pasi jo vetëm që mbështetet nga aktivistë dhe cdo demokrat, të ecim përpara dhe të mos kthehemi pas, Basha sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Ramës. Këtë herë mos e bëni më, nuk është koha më për pazare”