Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 16 të infektuar të rinj.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 persona.
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2014 persona me koronavirus, ndërkohë 116 prej tyre kanë përfunduar me vdekje. 1453 janë shëruar.