Kapiteni i Liverpoolit, Joardan Henderson, ka pranuar se do të jetë ndjenjë e çuditshme të ngre trofeun e Premier Leagues pa tifozë.
Liverpoolit i duhen vetëm edhe gjashtë pikë nga nëntë ndeshjet e mbetura për të fituar titullin e parë të Anglisë pas 30 vjetëve. Nuk është ende e qartë se kur do të vazhdohet stinori. Stinori është pezulluar në mars për shkak të pandemisë COVID-19. Po pritet të rifillohet në qershor.
Tifozët nuk do të lejohen në stadiume sipas direktivave të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Sigurisht se do të jetë ndjenjë ndryshe, pasi nëse fiton një trofe dhe e pranon trofeun pa praninë e tifozëve, atëherë do të jetë ndjenjë e çuditshme”, ka thënë Henderson për BBC Radio. “Ende nuk ka mbaruar, ende kemi punë për të bërë. Ne duam ta përfundojmë stinorin fuqishëm”.
Klubet kanë rifilluar stërvitjet në grupe të vogla javën e kaluar dhe do të votojnë në vonë sot nëse do të vazhdohet për në fazën e dytë të “Projektit Rifillimi”, sipas së cilës do të lejohen lojtarët të stërviten në kontakt të afërt.