Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë të mërkurën se duhet të bëhet e qartë se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar dhe se masat bazë si distanca sociale e maskat ende janë të nevojshme.
“Nuk është larguar. Virusi është ende aty”, ka thënë Merkel, duke shtuar se është e rëndësishme për të që të pajtohet me shtetet federale të Gjermanisë për pyetjet kyçe që kanë të bëjnë me koronavirusin.