Presidenti Donald Trump deklaroi sot se po ndërpret marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit të cilën e quajti “në thelb një organizatë kukull e Kinës”.
Ai tha se do të “ridrejtojë fondet në të gjithë botën duke plotësuar nevoja urgjente globale të shëndetit publik.
Bota po vuan tani për shkak të krimit të qeverisë kineze.” Tha ai duke akuzuar Kinën se nxiti një pandemi globale që i shkaktoi jetën mbi 100 mijë amerikanëve” citon BBC.
Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në letër jepej 30 ditë afat për t’u angazhuar për reforma.
Në paraqitjen e tij në Kopshtin e Trëndafilave, Trump e lidhi OBSH-në ngushtë me Kinën, nga e kishte origjinën koronavirusi.
Ai tha se zyrtarët kinezë “injoruan detyrimet e tyre të raportimit” në OBSH në lidhje me virusin dhe i bëri presion OBSH që të “mashtrojë botën” kur virusi u zbulua për herë të parë nga autoritetet kineze.
“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por OBSH nuk ka pranuar të veprojnë “, tha Presidenti Trump.
“Për shkak se ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe të nevojshme, ne po ndërpresim sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të ridrejtojmë ato fonde në të gjithë botën duke plotësuar nevoja urgjente globale të shëndetit publik,” tha presidenti, citon VOA.
Shkurtimi i kontributit të Sh.B.A mund të ketë pasoja globale pasi OBSH është e përfshirë në përgjigjen ndaj pandemisë, e cila ka goditur dhjetra vende.