Koronavirusi: Qindra thyejnë rregullat e bllokimit për të marrë pjesë në party të paligjshme në lindje të Londrës
Policia tha se megjithë masat e bllokimit, qindra njerëz janë mbledhur në një party të paligjshëm në lindje të Londrës.
Fotografitë dhe videot e postuara në Snapchat tregojnë një turmë të madhe të mbledhur në Detmold Road, Clapton, ndërsa një DJ luante në rrugë.
Rreth mesnatës të së dielës, Policia e Hackney tha që oficerët ishin në vendngjarje dhe po ashtu po përdorej edhe një helikopter policie.
Në një tweet thuhej: “Po ndodh një ngjarje muzikore e palicencuar në shkallë të gjerë në një rrugë banimi në E5 që përfshin qindra njerëz.
“@NPASSouthEast po ofrojnë mbështetje ajrore për oficerët në terren.”
Më shumë pamjet në Snapchat tregojnë makina të policisë dhe oficerë në vendngjarje, ndërsa jashtë ishte errët.
Videot dhe fotot e postuara në Twitter tregojnë gjithashtu turma të mëdha të mbledhura në Hackney Marshes të shtunën./Sky News