Një 88-vjeçar në Angli më në fund e ka pranuar medaljen për suksesin në një kupë të futbollit, 74-vjet pasi skuadra e tij iu gëzua trofeut.
John Zelly, që ishte 14-vjeçar kur luajti në krahun e majtë derisa shkolla e tij fitoi në finale të “Keighley Cup” me rezultat 2:1, ka thënë se medalja e pranuar do të thotë shumë për të.
Ishte ndeshja e parë e luajtur në stadiumin e Burnleyt pas Luftës së Dytë Botërore.
Mungesa e metalit pas luftës besohet se i ka lënë lojtarët e ekipit të shkollës “Abel Street” pa medalje.
Zelly i kishte shkruar për këtë drejtueses së qytetit të Burnleyt, Anne Kelly, që kishte pranuar se nuk e di nga t’ia fillojë.
Ishte kontaktuar liga e futbollit në Lancashire dhe ishte siguruar medalja. Më pas medalja i ishte dorëzuar Zellyt jashtë shtëpisë së tij, shkruan BBC.
“Kam menduar shpesh për atë medalje që mungon. Do të thotë aq shumë për mua që e marr atë pas gjithë këtyre viteve, që mund ta mbajë atë dhe eventualisht t’ia dorëzoj djalit tim, për të cilin do të thotë e gjithë bota”, ka thënë Zelly.